Bota

‘Lajçak ishte fatkeqësi për dialogun’, Eurodeputeti: Shpresoj të mos i turbullojë edhe raportet BE-Zvicër

Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, nuk ka dhënë vlerësim aspak të mirë për të Dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Koosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Lajçak ka qenë një fatkeqësi e pazbutur në punën e tij të mëparshme”, ka shkruar Butikofer, duke folur për raportimet se diplomati sllovak do të marrë pozitë të re pas zgjedhjeve evropiane,

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Shpresoj që ai nuk do t’i turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”.

Lajçak raportohet se do të jetë Ambasador i BE-së në Zvicër. Ai ka qenë emisar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nga viti 2020 transmeton KlanKosova.tv.

Butikofer është politikan gjerman i cili ka shërbyer në PE nga viti 2009. Ai është anëtar i Partisë së Gjelbër Evropiane.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player