Lajme

Lajçak e Escobar: Policët e Kosovës të lirohen menjëherë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë thënë se është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë, BE-së dhe SHBA-së që menjëherë të lirohen tre policët kosovarë, të kidnapuar nga Serbia.

Ata kanë refuzuar të japin ultimatume se deri kur duhet të lirohen policët, por kanë thënë se kërkojnë që kjo të ndodhë menjëherë.

Lexo më shumë  Prapaskena e arrestimit/ Si i koordinuan me njëri tjetrin deklaratat Rama dhe Veliaj

“Ne themi menjëherë. Ata duhet të kthehen”, ka thënë Escobar në “Atlantic Council” të martën. Lajçak ka miratuar kërkesën e SHBA-së duke thënë se pajtohet me të.

Lajçaku ka thënë se prioritet kryesor i ndërkombëtarëve është shtensionimi e kthimi në dialog.

“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë, do të kemi viktima. Këtë s’mund ta pranojmë”, ka thënë Lajçaku. Ai ka përsëritur kërkesën e BE-së për zgjedhje të reja, me pjesëmarrjen e të gjithë serbëve, pa parakushte.

Lexo më shumë  Liderët e VLEN-it urojnë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet në Kosovë

Ndërsa Escobari ka thënë se sheh “potencial për konflikt rajonal”.

Rruga Press

YouTube player