Lajme

“La Repubblica”: Brukseli kundër paktit Rama-Meloni, e quan të paligjshëm

Ditën kur anija e parë me refugjatë mbërriti në Shqipëri, gazeta italiane ‘La Repubblica’ raporton se Brukseli e quan paktin mes Ramës dhe Melonit si të paligjshëm.

Gazeta shkruan se pakti Shqipëri-Itali për emigrantët jo vetëm është ilegal, por nuk shërben as si model për BE-në.

Ky qëndrim përbën një hap pas nga Brukseli, pasi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se e mbështet paktin dhe se ai përbën një model për vendet e BE-së.

Lexo më shumë  “Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

Një zëdhënës i ekzekutivit europian thotë për median italiane se “fjalët e kryekomisioneres janë keqinterpretuar”.

“Nuk është ligjërisht e mundshme që BE të zgjedhë opsionin e modelit të këtij pakti. Normativa europiane për riatdhesimin me forcë të emigrantëve nga një vend i tretë duhet rishikuar,” tha zëdhënësi.

Kujtojmë se pro këtij modeli janë shprehur vetëm Italia dhe Hungaria deri më tani.

Lexo më shumë  Dragashi përfiton mbi 1.8 milion euro për banim social, parashihen 42 njësi banimi

Rruga Press

YouTube player