Bota

Ky shtet është ‘kampioni’ në botën e Bitcoin-it

Çmimet e Bitcoin kanë rënë me më shumë se 10% ditët e fundit, pas protestave të përgjakshme që kanë përfshirë Kazakistanin, një nga qendrat kryesore në botë për minierat e kriptomonedhave.

Mbikëqyrësi i sigurisë kibernetike Netblocks tha se ndërprerja e internetit në Kazakistan vazhdoi në një shkallë mbarëkombëtare prej mëngjesit të së premtes, dhe megjithëse u tha se arsyeja ishte të pengohej komunikimi mes protestuesve, pasoja janë përhapur në shumë nivele.

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

Kazakistani është lojtari më i fuqishëm në botën e bitcoin. Kjo pasi “mbreti” i kriptomonedhave, Kina, vitin e kaluar largoi minatorët e kriptomonedhave për shkak se konsumonin shumë energji.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë , emetimet e Kazakistanit për njësi të energjisë janë më të larta se ato të Kinës. Agjencia vlerëson se qymyri i Kinës emetonte rreth 1,000 g CO 2 në kilovat orë, ndërsa ai i Kazakistanit emeton afër 1,500 g.

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera krijohen nga kompjuterë me fuqi të lartë, zakonisht në qendrat e të dhënave në pjesë të ndryshme të botës që konkurrojnë për të zgjidhur enigmat komplekse matematikore në një proces shumë intensiv të energjisë. Sa më shumë minatorë në rrjet, aq më e madhe është sasia e fuqisë së kompjuterit që nevojitet për të nxjerrë bitcoin të ri. /kosovapost/

Lexo më shumë  Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *