Bota

Ky restorant iu ndëshkon në rast se iu mbetet ushqimi në pjatë

Klienti ka gjithmonë të drejtë? Nëse kam paguar, vendos? Këto slogane nuk janë të vlefshme në restorantin japonez Hachikio – dhe kur të dëgjoni arsyen, mund të arrini në përfundimin se jeni në anën e tyre.

Për të tërhequr vëmendjen e klientëve për vështirësinë e punës së peshkimit, pronarët e lokalit i gjobisin nëse u mbetet ushqim në pjatë.

Pasi kuptuan se thënia “Lërini fëmijët të vdesin nga uria në Afrikë” nuk funksionon aq efektivisht në luftën kundër mbeturinave të ushqimit, ata vendosën t’i “godasin” të ftuarit aty ku dhemb vërtet: në xhep. Në këtë restaurant do të merrni një gjobë për çdo lugë çaji oriz që lini në pjatë. Dhe nuk mund të thuash që nuk je paralajmëruar.

Lexo më shumë  Gjermania e gatshme të transferojë të ardhurat nga asetet e ngrira ruse në Ukrainë

Arsyeja qëndron në lidhjen e madhe të restorantit me peshkatarët vendas. Edhe mënyra se si e servirin ushqimin është goxha kinematografike. Ndërsa kamarierët sjellin ushqimin dhe e servirin, ata këndojnë këngë marinarësh – dhe klientët që i njohin u përgjigjen në të njëjtën mënyrë.

Pronari i restorantit, Hitoshi Sugita, shpjegoi se gjobat për hedhjen e ushqimeve buron nga dëshira për të ndërgjegjësuar klientët për rreziqet dhe rëndësinë e peshkimit.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se rusët kanë humbur 1,380 ushtarë dhe 15 tanke në 24 orët e fundit

Detyra e tyre për të kapur peshk nuk është aspak e lehtë dhe nuk përshkruhet pa arsye si “bukë me shtatë kore”. Prandaj duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ushqimit që kemi përpara dhe të jemi të vetëdijshëm për problemin e hedhjes së ushqimit.

Një nga specialitetet më të mëdha të këtij restoranti është havjari i salmonit në salcë soje me oriz.

Rruga Press

YouTube player