Lajme

Ky është serbi i arrestuar për sulmin ndaj gazetarëve në veri

Urosh Vukasinoviq, me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj gazetarëve tri ditë më parë.

Policia ka njoftuar se i njëjti dyshohet se ka sulmuar gazetarët, më 16 qershor.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve më datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës do të vazhdojnë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, njoftoi Policia.

Lexo më shumë  Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *