Ky Chevrolet Camaro i vitit 1969 është pastruar për herë të parë në 18 vjet
Do të prisnit që një Chevrolet Camaro e vitit 1969, e cila ka qëndruar jashtë për vite me radhë në Kolorado, do të dukej e tmerrshme?
Sigurisht, dhe do të kishit të drejtë, shkruajnë mediat e huaja.
Në fund të fundit, moti në këtë shtet amerikan nuk njihet saktësisht si “i butë”.
Por gjëja e mahnitshme është se boja jeshile në makinë duket fantastike edhe pse nuk mund të thuhet me siguri se është e njëjtë sikur kur kishte dalë nga fabrika.
Pavarësisht nëse kjo është bojë e fabrikës apo jo, ky Camaro u gjend nën disa pemë në Kolorado jashtë për 18 vjet dhe nuk kishte asnjë larje të vetme të duhur.
Dhe ata që “e shpëtuan” vendosën se gjëja e parë që duhet të bënin ishte t’i jepnin Chevy një larje të duhur.
Rruga Press