Lajme

Ky argati i Vojisllav Sheshelit është i mërzitur

Nga Enver Robelli

Ky argati i Vojisllav Sheshelit është i mërzitur. S’ka më takime të fshehta nëpër kryeqytete europiane. Nuk ka më vetura me targa jodiplomatike që inkognito e marrin në aeroportin e një shteti fqinj me Slloveninë dhe e çojnë nëpër zyra obskure të BE-së për të takuar “naše partnere iz Prištine” (“partnerët tanë nga Prishtina”). I mërzitur mund të jetë edhe kryediplomati spanjoll i BE-së. Mund të jetë e mërzitur edhe paraardhësja e tij italiane, e dyshuar si adhuruese e Vlladimir Putinit dhe përkrahëse e ndarjes së Kosovës. Por, fatkeqësisht, Kosova nuk ka ndonjë arsye për triumf. Barra e poshtërsive dhe kurdisjeve nga e kaluara është aq e rëndë, saqë çmimin e gabimeve të së kaluarës do ta paguajë çdo politikan i Kosovës – me apo pa pushtet ekzekutiv.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *