KryesoreOpinion/Aktualitet

Ky ‘analist’, që u betua ne Beograd, vazhdon të fabrikojë të pavërteta mbi politikën reale kosovare

Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi ka reaguar ashpër ndaj Baton Haxhiut, duke e akuzuar këtë të fundit për përhapje të të pavërtetave dhe ndikim të qëllimshëm në skenën politike në Kosovë.

Në reagimin e tij në Facebook, Bekteshi ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë dhe rolin e Haxhiut në opinionin publik.

Ai ka përfshirë në këtë reagim edhe opozitën, duke potencuar se ajo po i përdor deklaratat dhe parashikimet e Haxhiut për të sulmuar kryeministrin Albin Kurti, pavarësisht dyshimeve që, sipas tij, ekzistojnë për qëndrimet dhe të kaluarën e analistit.

Shkrimi i plotë

Fuqia e dinarit!

Ky ‘analist’, që u betua ne Beograd, vazhdon të fabrikojë të pavërteta mbi politikën reale kosovare.

-sajon sondazhe të rreme me porosi

-kërkon dhunë për individë të caktuar me porosi dhe jo vetëm kaq.

-dyertë i ka të hapura nga TV studiot, sikur te luftonte hasmin e Kosoves, por, në realitet ky është në shërbim të hasmit.

Megjithatë, ai vazhdon te kete hapsirë ne mediat kosovare edhepse parashikimet e tij dalin diametralisht të kundërta me realitetin, jo se ai nuk e di këtë, por sepse e ka mision, e ka profesion me pagesë.

Opozitës i pëlqejnë fjalët, parashikimet e Batonit, andaj asaj s’i bënë përshtypje a ishte dhe është Batoni spiun serb, sepse Batoni ne cak ka Kurtin, kundershtarin e tyre, dhe ajo vazhdon të kenaqet me propaganden batoniane në heshtje.

Praprakisht, Batoni, si këshilltar i Ramës, e kreu me sukses misionin e tij duke e afruar Ramën me Serbine dhe duke e larguar me Kosovën. Sepse ai i provoi gërshërët për Kosovën, tani i do thikat në Kosovë.

“Mrekullitë” shqiptare në Kosovë vazhdojnë të patrazuara, dhe mbetet të shihet se a do t’i ndeshkoje këto veprime bizare votuesi në qershor, kur ‘çurshiat’ do të tentohet të hahen pa pjekë!

Lexo më shumë  Qeveria në Shqipëri lë stadiumet ekzistuese në harresë ndërkohë ndërton “Stadiumi Eagle” për Kanye West: 50 milionë euro për një natë
YouTube player