Lajme

Kuvendi shtyn për në shtator zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Avokati i ri i Popullit do të zgjidhet në shtator, ndryshe nga ideja fillestare për tu zgjedhur në seancën e nesërme parlamentare.

Burimet bëjnë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Arsyeja kryesore e shtyrjes së zgjedhjes së Avokatit të ri është përplasja brenda Partisë Demokratike për të nxjerrë të paktën një emër që gëzon 28 mbështetës.

Lexo më shumë  Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO

Deputetët demokratë nuk kanë arritur në dy ditët e fundit të unifikohen në një emër të përbashkët, çka e bën të pamundur futjen e procedurës për votim në seancën e nesërme.

Komisioni i Ligjeve ka kryer seancën dëgjimore me 20 kandidatët që kanë depozituar kandidaturën dhe do të duhet që ky organ i Kuvendit të mblidhet dhe të nxjerrë të paktën dy emra që do ti dërgohen seancës parlamentare.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s, Rutte viziton sot Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *