ArgumentKryesore

“Kuvendi në Prishtinë”: Kur Lista Serbe flet si Beogradi dhe opozita hesht

Shkran Gent Amzai

Sikur LDK-ja të ishte parti e ndërgjegjes institucionale dhe PDK-AAK-ja parti të ndërgjegjes çlirimtare, jo vetëm që nuk do të përpiqeshin t’ia dhurojnë Listës Serbe nënkryetarin e Kuvendit, por do bënin thirrje që t’i ndalohej pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës, të cilën ajo nuk e njeh e përpiqet ta minojë me çdo mjet.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Lista Serbe e quajti sot Kuvendin e Republikës së Kosovës me emërtim të zbrazur nga ngarkesa politike: “Kuvendi në Prishtinë”. Kjo ngaqë të dërguarit e Radoiçiqit në Kuvend konsiderojnë se Kosova është njësi administrative përbrenda njësisë politike të Serbisë.

Radhitja me objektivat e Listës Serbe i jep institucionalizmit të LDK-së burim jugosllav, ndërsa përfytyrimin çlirimtar të PDK-AAK-së e bën të krahasueshëm me atë të diskursit serb: çlirim të Kosovën, jo prej bandave të Vuçiqit, por prej Albin Kurtit.

Lexo më shumë  Haxhiu pret ambsadorin italian, flasin për bashkëpunimet parlamentare

Ose opozita e Kosovës do ta tejkalojë këtë krizë të rëndë të ndërgjegjes së vet ose Kosova do t’i tejkalojë ata përfundimisht.

YouTube player