Lajme

Kuvendi në Kosovë miraton dy raporte, propozohen anëtarët për komisionin për Bordin e RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Procedurën Përmbarimore dhe raportin për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për Përgjegjësi Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Deputetët kanë vazhduar punën për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb.

Nga VV-ja është propozuar për kryetar, deputeti Fitim Haziri me anëtarë të tjerë. PDK-ja ka propozuar dy anëtarë, Isak Shabani dhe Mërgim Lushtakun. LDK-ja ka propozuar si zëvendëskryetar të parë të komisionit, Agim Veliun. AAK-ja propozoi anëtar Albana Bytyqin. Duda Balje është propozuar nga komuniteti multietnik. Komisioni për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së u zgjodh me këtë përbërje. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *