Lajme

Kuvendi në Kosovë miraton dy marrëveshje ndërkombëtare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme plenare kanë miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare.

U miratuan Projektligjin për ratifikimin e amendamentit 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2016 me Bashkimin Evropian dhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Zvicrës për menaxhimin e integruar të burimeve ujore në Kosovë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se qëllimi i amendamentimit të marrëveshjes me BE-në është shtyrja edhe për 1 vit të ekzekutimit të projekteve, që gjithsej sipas tij kapin vlerën e mbi 11 milionë eurove.

Lexo më shumë  Austria shpreh gatishmëri për bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës

“Qëllimi i amendamentimit të marrëveshjes në fjalë është të mundësohet shtyrja e afatit përfundimtar të ekzekutimit të projekteve të cilat mund të mos kryejnë me kohë, si rezultat i pandemisë COVID-19”, tha ai.

Duke arsyetuar projektligjin e dytë, ministri Murati tha se menaxhimi i resurseve ujore do të jetë primar për ekzekutivin. Sipas tij në bazë të këtij programi 10-vjeçar shuma totale nga ana e Zvicrës do të jetë 18.9 milionë euro.

Lexo më shumë  Haxhiu: Aksionet në veri përpjekje për të shtrirë sovranitetin, ndërkombëtarët të na përkrahin

“Marrëveshja parasheh zhvillimin e një programi i cili siguron krijimin e një kornize funskionale të integruar për mbrojtën, shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe shpërndarjen e resurseve ujore për konsumatorët në Kosovë. Ky program pritet të zhvillohet në tri faza në periudhën 2021-2031”, shtoi ai. /kp/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *