KryesoreLajme

Kuvendi miraton marrëveshjen për Lojërat Mesdhetare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, e cila është pikë e parë e rendit të ditës. 

Marrëveshja për Lojërat Mesdhetare është votuar unanimisht. 

Kuvendi gjithashtu ka miratuar edhe katër marrëveshje ndërkombëtare. 

Lexo më shumë  Suspendohen 11 zyrtarë policorë për rastin e Arlinda Zekajt

Është miratuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për tregti të lirë mes Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, ku bëjnë pjesë Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni, si dhe protokollet 5, 6 dhe 7 të aderimit dhe amendamentimit të marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore. 

Seanca po vazhdon të mbahet me pika të tjera të rendit të ditës. 

Lexo më shumë  Kurti para delegacionit parlamentar të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës, prioritet strategjik
YouTube player