KryesoreLajme

Kuvendi miratoi deklaratën për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës

Në 29-vjetorin e masakrës së Sbrenicës, me 84 për dhe asnjë kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar deklaratën mbështetëse të Rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës.

Deklarata u lexua  nga nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani, i cili tha se kjo ditë po bëhet ditë reflektimi mbi krimet që u kryen në Srebrenicë.

“Vlerësoj se caktimi i 11 korrikut si dita e përkujtimit dhe reflektimit të gjenocidit të 1995-s në Srebrenicë, të solidarizohemi me të mbijetuarit dhe përkujtimi për Srebrenicën të shërbejë si kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë, për të parandaluar tragjedi në të ardhmen”, tha Shabani, para hedhjes në votim të deklaratës.

Lexo më shumë  “Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Para se të miratohet deklarata e rezolutës për ‘Gjenocidin e Srebrenicës’, fjalën e mori edhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, e cila tha se me miratimin e kësaj rezolute bëjmë të ditur se ngjarje të tilla të mos përsëriten më, derisa falënderoi të gjithë vendet që kanë përkrahur popullin boshnjak. Ajo falënderoi edhe populli e Kosovës,institucionet e saj në mbështetjen e rezolutës në mbamendjen e gjenocidin në Srebrenicë.

Lexo më shumë  REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Pas votimit të rezolutës përfundoi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës që iu kushtua gjenocidit në Srebrenicë.

Rruga Press

YouTube player