Lajme

Kuvendi i PD, arrihet kuorumi për vendimmarrje pas verifikimit elektronik

Është arritur kuorumi për vendimmarrje në kuvendin e Partisë Demokratike, të propozuar për t’u mbajtur nga Sali Berisha.

Sipas verifikimit elektronik, nga 7500 delegatë që ka PD, kanë kaluar pozitivisht skanerin mbi 4730 delegatë.

Para nisjes së Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë organizatorët e “Foltores” dhe Berishën se nuk i kanë firmat e duhura për të thërritur Kuvendin. Ai tha se për Kuvendin e 18 dhjetorit që është thërritur nga Kryesia kanë konfirmuar pjesëmarrjen 5259 anëtarë, ndërsa 1146 anëtarë kanë refuzuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *