Lajme

Kuvendi i Kosovës diskuton rreth masave emergjente në energji

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me pikën e vetme të rendit të ditës, pra shqyrtimin e vendimit të Qeverisë për masat e emergjencës në kufizimin e energjisë.

Sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se miratimi i këtij vendimi, nuk do të thotë se masat do të vendosen menjëherë.

“Një shpallje e tillë nuk do të thotë marrja e masave të menjëhershme, por do të thotë marrje e masave për furnizim për konsumatorët. Miratimi i këtij vendimi do të thotë zbatim i menjëhershëm i masave. Propozimi i kësaj do të thotë vendosja e masave na afat për 60 ditë nga hyrja në fuqi, mirëpo Kuvendi mund ta vazhdoj këtë situatë”, tha Rizvanolli.

Lexo më shumë  Stradner: Rezoluta e kongresmenëve amerikanë për Kosovën është sinjal i fortë politik, e afron me NATO-n

“Miratimi i këtij vendimi, nuk do të thotë se masat do të vendosen menjëherë, por ia jep të drejtën Qeverisë të ndërmarr masa sipas nevojës, andaj ju ftoj ta miratoni këtë vendim”, ka shtuar ajo.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlen për 60 ditë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Lexo më shumë  Bajrami: Në PDK nuk pyetet Hamza, por Sami Lushtaku, nuk propozuan emra për president nga frika se do t’ua votonim

Po ashtu përmes këtij vendimi është vendosur edhe për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë – ky Komitet do të përbëhet nga një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, një nga ZRRE, një nga KOSTT, një nga KEK-u, një nga KEDS, një nga KESCO, një nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, një përfaqësuese nga MPB-ja, një nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe një anëtarë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *