KryesoreLajme

Kuvendi i Kosovës dënoi me rezolutë agresionin rus në Ukrainë, Lista Serbe nuk e votoi

Kuvendi i Kosovës me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar rezolutën e cila e dënon agresionin ushtarak dhe invazionin e federatës ruse mbi Ukrainën dhe popullin e saj.

Të gjitha grupet parlamentare përveç Listës Serbe që nuk mori pjesë në këtë seancë, e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë.

Lexo më shumë  Dokumentet e Sazanit dhe Zvërnecit: Gazetari amerikan publikon tenderin e plotë dhe masterplanin

Lista serbe fillimisht mori pjesë në seancë, por pankartat në mbështetje të Ukrainës, të vendosura para ulëseve të tyre, i kthyen përmbys. Kurse, kur erdhi koha për ta miratuar rezolutën, ata lëshuan sallën.

Kujtojmë se Lista Serbe nuk merr asnjë vendim pa u kordinuar me presidentin serb Vuqiç dhe ky mospjesëmarrja në votim nga ana e këtij subjekti mund të lexohet edhe si qëndrim i vetë shtetit serb në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë.

Lexo më shumë  National Geographic: Ishulli i Sazanit në Shqipëri ka qenë objekt luftërash për mijëra vjet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *