KryesoreOpinion/Aktualitet

Kushtvumësi dhe tregtari i kohës

Nga Agim Morina

1. Albin Kurti i paska vendosë një kusht pesëshes së delegacionit ndërkombëtar.

2. Aleksandar Vučići thotë se ka me dhanë dorëheqje dhe se “po don me ble kohë”.

KUSHTVUMËSI KURTI

1. Në takimin me pesëshen ndërkombëtare Albin Kurti paska vendosë një kusht: garanci nga delegacioni ndërkombëtar që pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në BE-së: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja Veriore do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Një lëvizje që mund të duket pak e çuditshme, kur kemi të bajmë me bisedimet Kosovë-Serbi. Mirëpo, ky kusht, tërthorazi, e rëndon edhe ma shumë dhe godet edhe ma thellë gjithë arsenalin e diplomacisë së Serbisë. Edhe pa u marrë me Serbinë, nënkuptohet që gjithçka bie mbi krye të Serbisë, për disa arsye ngaqë njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse sjell dy rezultate vendimtare:

– mundëson që Kosova të anëtarësohet në BE, ndërsa në BE pranohen vetëm shtetet e pavaruna;

– mundëson që Kosova të anëtarësohet në NATO, ku po ashtu pranohen vetëm shtetet e pavaruna, por sigurohet edhe mbrojtja nga ndonjë sulm ushtarak.

Pra, Albin Kurti, me një lëvizje të jashtëzakonshme diplomatike, në vend se me vu kusht ndaj Serbisë, i ka vu kusht bashkësisë ndërkombëtare. A ju kujtohet kur ka ndodhë kjo në diplomacinë e Kosovës? Që nga përfundimi i luftës deri sot Serbia i ka realizu të gjitha kërkesat e veta nëpërmjet kësaj bashkësie ndërkombëtare. Dilpomatët ndërkombëtarë vinin në Kosovësi në pushime e jo për ndonjë punë të mundimshme dilpomatike. Tash duhen me i përvjelë mangët e me ba diçka konkrete. I pari prej tyne, Miroslav Lajčáku, shteti i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka pafytyrësinë prej horri me i pri bisedimeve e me thanë se asht “neutral”. Besoj se tash kuptohet qartë deklarata e tij se bisedimet me Kurtin “ishin të vështira” dhe se “kishte pritë mirrëkuptim ma të madh”. Natyrisht tash edhe Kurti dhe Kosova presin “mirëkuptim ma të madh” prej Lajčáku dhe katër shqytarëve të tij.

Lexo më shumë  Nga Bullgaria Kurti udhëtoi në Gjermani, takime në Niedersachsen

Me këtë lëvizje, po ashtu neutralizohen të gjitha lëvizjet e mundshme të damshme të artilerisë diplomatike të Serbisë.

Natyrisht, pesëshja diplomatike ndërkombëtare nuk e ka pritë këtë. Ata kanë pritë nga pala e Kosovës ndonjë kërkesë të mundshme, të coftë, në lidhje me Serbinë, për me dhanë ndonjë premtim po kaq bosh e të coftë. Përveç masakrave të njerëzve gjatë luftës, Serbia pas luftës ka ba masakra dilpomatike në Kosovë, fatkeqësisht, duke i shpërdorë ndërkombëtarët. Kjo, me qeverinë e Albin Kurtit, si duket, ka marrë fund.

TREGTARI VUČIĆI

2. Aleksandar Vučići për të njëqindën herë po ofron dorëheqjen e tij dhe tërheqjen nga politika. Problemi asht që askush nuk po e beson ma. As miqtë e tij ma besnikë. Sidoqoftë, kjo lëvizje e Vučićit ka dy synime:

– në planin e jashtëm, me alarmu bashkësinë ndërkombëtare për një krizë të re në Serbi, ngaqë qysh dihet Vučići po mbijeton tue shkaktu krizë mbas krize dhe me zbutë presionin e jashtëm ndaj tij;

– në planin e mbrendshëm me alarmu partinë e vet, që me tëheqjen e tij, s’ka fitore dhe pushtet të partisë së tij e kështu me zbutë presionin e mbrendshëm për vendimet e mundshme të ardhshme rreth Kosovës, ngaqë ka me iu dashë me i hangër koxha do qershi të pshurrta. Politika e Serbisë, vijën që e ka ndjekë fanatikisht edhe Vučići, ka kriju një Serbi të tillë kriminale ku vendimet politike paguhen me krye. Vucici ka ardhë në pikën mes plumbi serb dhe “plumbit” diplomatik ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Kurti: Me padurim presim rritjen e lidhjeve ekonomike me Saksonin e ulët

Sidoqoftë, nuk duhet me nënçmu dinakërinë e një klerofashisti si Vučići. Aj e tha me gojë të vet një të vërtetë të madhe se me tërheqjen e tij po don “me ble kohë për Serbinë”. Asht e vërtetë që Serbia ka shumë përparësi në raport me Kosovën, mbas një pune shumëvjeçare koxha të suksesshme dilpomatike në dam të Kosovës. Lufta që nisi Rusia kundër Ukrainës rrënoi shumicën e mureve të kësaj kështjelle diplomatike, sepse ekspozoi fytyrën e vërtetë politike të Serbisë së Vučićit: fytyrën shoviniste e klerofashiste. Ardhja në pushtet e Albin Kurtit dhe lëvizjet e tija diplomatike në këtë vijë, vetëm po e qartësojnë deri në fund pamjen klerofashiste të një pushteti të tillë.

Serbia ka gjithçka, pos kohës që po i soset pandalshëm. Vučići hundëhollë në këto punë e ka hetu këtë dhe po don me manovru me veprimin e fundit që i ka mbetë: (kinse)dorëheqjen dhe blemjen e kohës. Derisa dorëheqje mundet me ba, me ble kohë nuk mundet, ngaqë kohë kurrkush nuk po shet ma. Sidomos jo në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *