Kushtetuta jam unë/ Rama: Nuk e tërheqim ligjin për komisionet hetimore, i mban të bllokuara
Kryeministri Edi Rama ka vijuar të mbrojë dhe të proklamojë antikushtetushmërinë në lidhje me komisionet hetimore që po i ndalohen prej shume kohësh opozitës.
Gjatë bisedës së sotme me gazetarët nga Lezha ai u shpreh se ligji për komisionet hetimore që u ndryshua nga rilindja nuk tërhiqet dhe se është bërë i bazuar nga modeli bazë nga i cili u ndërtua ai ligj që në fillim.
Rama: Jo nuk ulemi, ligji për komisionet hetimore është bërë i bazuar nga modeli bazë nga i cili u ndërtua ai ligj që në fillim. Modelit gjerman i janë hequr komponentë shumë të rëndësisësh, nuk e negociojmë me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin dhe janë në kërkim të modelit të tyre.
Kjo pyetje nuk është për mua, qasja ndaj parlamentit është e përcaktuar qysh kurse grekët e lashtë ndërtuan skenën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë. Në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitetet me natyrë fizike. Grekët ishin atletë dhe i kishin sportet në qendër të vëmendjes, por kishin pista atletike për aktivitete fizike dhe kishin skenën e debatit demokratit për aktivitetin mendor. S’më rezulton që gjatë historisë së tij parlamentarizmi të ketë patur ndryshim. Të jetë pranuar bashkëjetesa e sporteve fizike me ushtrimin e të drejtës së fjalës. Në parlament do qasemi sic janë qasur grekët romakët britanikët.
Me këtë deklaratë Kryeministri Rama vazhdon të mbajë peng komisionet hetimore duke vendosur në këmbët e veta çdo institucion. Një model i tillë qeverisjeje vë në pah autokracinë e drejtimit të një shteti dhe mos pasjen e një opozite, duke bllokuar me ligje të paqena të cilat miratohen në 8 min dhe ajo vetëm nga deputetët e tij.
Edhe pse raporte të ndryshme ndërkombëtare e nxjerrin këtë lloj qeverisje të padrejtë nuk ka hapa konkretë që frenimi ti bëhet një Kryministri që ka zaptuar shtetin në çdo pëllëmbë të tij.
Rruga Press