Lajme

KFOR-i amerikan në BondSteel trajnon anëtarët e ShKShMK-së për mjekësinë emergjente dhe evakuim nga ajri me helikopter

Anëtarët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) sot kanë kryer një trajnim nga KFOR-it amerikan në kampin BondSteel.

Anëtari i ShKShMK-së, Faton Panxha ka thënë se ky trajnim është kryer për mjekësinë emergjente dhe procedurat e evakuimit nga ajri me helikopter.

“Sot më datë 10 Janar, 2024, anëtarët e SHKSHMK-se janë trajnuar nga KFOR-i amerikan në kampin BondSteel për mjekësinë emergjente dhe procedurat e evakuimit nga ajri me helikopter”, ka thënë Panxha.

Rruga Press

YouTube player