KryesoreLajme

Kushtetuesja e Kosovës i jep dritën e gjelbër Vetingut

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë dritë të gjelbër shumicës së amendamenteve të propozuara kushtetuese për procesin e vettingut.

Sipas një njoftimi të gjykatës të publikuar të premten, tri nga katër amendamente nuk pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se amendamentet që propozojnë kontroll kalimtar/ të përkohshëm të integritetit të zyrtarëve në drejtësi, amendamentet që propozojnë plotësimin e kriterit kushtetues për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak se “në mënyrë të vazhdueshme është vlerësuar me performancë të pamjaftueshme” ose “ka bërë shkelje të rënda disiplinore, dhe amendamentet që propozojnë plotësimin e kriterit kushtetues për shkarkim të gjyqtarëve për shkak të pasurisë së pajustifikueshme me vendim gjyqësor, nuk pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës. Ndërsa është konstatuar se amendamentet që propozojnë kriterin që gjyqtarët e prokurorët të shkarkohen me formulimin “ka integritet të cenueshëm”, pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Lexo më shumë  Ndalet kontrabandimi i medikamenteve, Dogana i gjen në gomat rezervë të veturës

Për vendimin ka reaguar zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli. Ai ka thënë se tash “Ministria e Drejtësisë shumë shpejt do të fillojë së jetësuari praktikisht këtë reformë substanciale për sistemin e drejtësisë në Republikën tonë”.

YouTube player