BallinaLajme

Kusht i ri? PE: Jo negociata me Shqipërinë pa zgjidhur ‘kufirin e detit’ dhe ligjin e luftës me Greqinë

 Deputetët në Parlamentin Europian kërkojnë që konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian të mos zhvillohet pa u zgjidhur më parë çështja e kufirit detar me Greqinë.

Ishte eurodeputetja franceze, Dominique Bilde ka kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, dhe kërkon që të mos bashkohet Shqipëria teksa është në “luftë” me Greqinë. Ndërkohë që kërkon edhe zgjidhjen e ligjit të luftës mes dy vendeve fqinje.

Lexo më shumë  Kurti për shtesat për lehonat dhe fëmijët: Skemë tjetër do të ishte më e drejtë, por është zgjidhje optimale

“Çështja e kufirit detar është burim tensioni mes dy vendev, siç u provua gjatë protestave të tetorit të organizuara nga PDIU dhe Vetëvendosje gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë. Si mund ta justifikojë Komisioni hapjen e negociatave me Shqipërinë, në një kohë që ka një gjendje lufte formale mes këtij vendi dhe Greqisë, që prej vitit 1940?!,-u shpreh Bilde. 

Lexo më shumë  Bulliqi pret Maqedoncin, diskutojnë për projektet e FSK-së

Rruga Press

YouTube player