Kushdo që thotë se Albin Kurti po e bllokon konstituimin e Kuvendit ose nuk ka haber me politikë ose qëllimshëm po ju mashtron!
Nga Xhevdet Pozhari
Kushdo që thotë se Albin Kurti po e bllokon konstituimin e Kuvendit ose nuk ka haber me politikë ose qëllimshëm po ju mashtron!
1. Opozita provoi me blloku edhe me mosvotimin e raportit për verifikimin e mandateve. Kur e panë që është autogol, e ndryshuan qëndrimin brenda natës.
2. Rezultati zgjedhor të parit veç një gjë ia garanton me kushtetutë: propozimin e emrit të kryparlamentarit.
Krejt të tjerat janë marrëveshje politike, varësisht nga aftësia e fituesit që ta formojë qeverinë.
3. Nuk mundet dikush tjetër të ta imponoj emrin që të takon ty me ligj. Me pak fjalë, me ardh mu kollit dikush tjetër në shtëpinë tënde.
4. Nuk mund t’i mveshet Vetëvendosjes bllokada (sado që po mundohen), kur ajo e propozon emrin e saj dhe voton PËR.
Do të quhej bllokuese veç nëse shkaku i mospasjes së numrave, nuk do ta bënte propozimin e saj.
5. Emri i Albulena Haxhiut nuk është i panjohur. Ajo është rritur politikisht para syve të të gjithëve.
125 mijë njerëz kanë zgjedhur ta votojnë në zgjedhjet e kaluara veç për shkak të asaj që ajo përfaqëson.
6. Zërat se do ta votonin dikënd tjetër, e jo Albulenën, janë mashtrim klasik.
Halli i opozitës nuk është me askënd tjetër në Vetëvendosje përpos me Albin Kurtin.
7. Kjo opozitë e din se pas votimit të kryeparlamentares, Kurti pa asnjë problem e bën Qeverinë. Prandaj ju tha, më testoni!
8. E bllokojnë procesin ngaqë për një pjesë të tyre është e paimagjinueshme të mbeten edhe 4 vite të tjera në opozitë. Ma shkurt, janë lodh. Por, në anën tjetër e duan pushtetin pa Kurtin mbi krye!
9. Shpresojnë se me këtë lloj bllokade do ta imponojnë narrativen se Albin Kurti i ka fajet dhe eventualisht në ciklin e ardhshëm zgjedhor do ta dobësojnë.
10. Dhe më e rëndësishmja – prapë do të dështojnë!
Rruga Press

