Bota

“Kush rrezikon jetën në det, nuk pushton” Papa: Europa t’i mirëpresë, jo t’i refuzojë

“Ata që rrezikojnë jetën në det nuk pushtojnë, kërkojnë mikpritjen, kërkojnë jetën”. Këtë mesazh përcolli Papa Françesku, gjatë vizitës në Marsejë, duke bërë apel që Mesdheu të mos jetë më një det i vdekur “mare mortuum”.

Papa nënvizon se çdokush ka të drejtën për të emigruar dhe për të mos emigruar dhe kërkon mos mbylljen në indiferencë.

“Kundër plagës së tmerrshme të shfrytëzimit të qenieve njerëzore, zgjidhja nuk është refuzimi, por sigurimi, sipas mundësive të secilit individ, një numër i madh hyrjesh legale dhe të rregullta, të qëndrueshme falë pritjes së drejtë nga ana e kontinentit europian. Në kuadrin e bashkëpunimit me vendet e origjinës, por të thuash ‘mjaft’ do të thotë të mbyllësh sytë, përpjekja tani për të ‘shpëtuar veten’ do të kthehet në një tragjedi nesër”, tha Papa.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Duke folur për portet e ndryshme të Mesdheut, të cilat janë mbyllur, Papa Françesku tha: Dhe dy fjalë kanë tingëlluar duke nxitur frikën e njerëzve: “pushtim” dhe “emergjencë”. Por ata që rrezikojnë jetën e tyre në det nuk pushtojnë, ata kërkojnë mikpritje, kërkojnë jetën”, nënvizoi ai në fjalën e tij në Takimet Mesdhetare.

“Sa i përket emergjencës, fenomeni migrator nuk është aq një emergjencë e përkohshme, por një fakt i kohës sonë, një proces që përfshin tre kontinente rreth Mesdheut dhe që duhet të qeveriset me largpamësi të mençur: një përgjegjësi evropiane”.

Lexo më shumë  Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

Rruga Press

YouTube player