BotaKryesore

Kush po gënjen, Trumpi apo Putini? Lavrov: Askush nuk na ka pyetur për vendosjen e trupave paqeruajtëse evropianë në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka cilësuar diskutimet për një forcë paqeruajtëse që do të vepronte në Ukrainë pas një armëpushimi të mundshëm me Rusinë si “biseda bosh”.

Duke folur në Doha, Sergey Lavrov tha se kjo ide, e propozuar javët e fundit nga Britania dhe Franca, ka për qëllim të ushqejë më tej konfliktin dhe është një “mashtrim” që ka si synim lejen për Ukrainën të riarmatoset.

Ai tha se ky hap do ta tërhiqte Ukrainën në NATO dhe do të “shkatërronte plotësisht” të drejtat e rusishtfolësve në shtetin ukrainas, shkruan skynews.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se e ka pyetur personalisht homologun rus, Vladimir Putin për mundësinë e një force paqeruajtëse që do të vepronte në Ukrainë.

Lexo më shumë  Thirrja e Trumpit "Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri", tani i ngjan thirrjes së Putinit "Ta bëjmë Perandorinë Sovjetike përsëri, edhe më të madhe"

Lideri rus thuhet se ka thënë se “nuk kishte asnjë problem me këtë”, në një kundërshtim të mprehtë me mesazhin e Kremlinit në lidhje me këtë çështje.

Kur u pyet për komentet në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov shprehu dyshim për deklaratën e Trumpit, duke iu referuar një deklarate të mëparshme që një lëvizje e tillë do të ishte “e papranueshme” për Moskën.

Ndryshe, Rusia dhe SHBA-ja kanë zhvilluar bisedimet e para për Ukrainën ndërsa një gjë të tillë do ta bëjnë edhe brenda muajit të ardhshëm.

Lexo më shumë  Shqipërisë në një vit i ikin mbi 40 mijë qytetar, çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro
YouTube player