BallinaLajme

Kush po e financon ekonominë shqiptare? Arben Malaj: Shqetësim, paraja nga burime kriminale

Ekonomia shqiptare po kalon ditë të vështira. Pandemia ka tkurrur ndjeshëm burimet kryesore të financimit të ekonomisë, si eksportet, investimet e huaja, dërgesat e emigrantëve apo të ardhurat nga turizmi. Por, nga vjen valuta që futet sot në treg?

Kush po e financon zinxhirin e qarkullimit ekonomik? A është ekonomia informale, përfshi këtu të ardhurat nga aktivitet e paligjshme, që po mbajnë sot në këmbë ekonominë dhe sektorë të caktuar si ndërtimi, “call center”-at, turizmi etj?

Arben Malaj, ish-ministër i Financave u shpreh se shqetësuese është paraja që vjen nga burime kriminale, pasi sipas tij, është një çmim që paguhet në një moment të dytë.

Lexo më shumë  Maqedonci me detaje nga Londra: Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në e industri e mbrojtjes

“Në kohë krize, në të gjitha vendet ka një rritje të ekonomisë informale. Shqetësimi që ngrihet në ekonominë tonë, sidomos në disa sektorë, është paraja që vjen nga burime kriminale. Asnjë individ apo biznes nuk mund të rritet në mënyrë të qëndrueshme nëse do të tolerojë paranë kriminale. Ky është një çmim që paguhet në një kohë të dytë. Nuk mund të tolerohet gjithçka në mënyrë që të duket se ekonomia po ecën. Situatat e vështira kanë kostot e tyre, problem është në çfarë përmasash shkon kjo rënie. Ky është një çmim që paguhet në një kohë të dytë”, u shpreh Arben Malaj.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani bisedon me homologun gjerman për Këshillin e Evropës

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi, u shpreh se ekonomia informale përveçse dëmton të ardhurat tatimore dhe buxhetin e shtetit, krijon edhe probleme sociale. “Pandemia ka ndikuar edhe në rritjen e parasë informale. Kjo ndodh pasi edhe administrimi tatimor është më i lehtësuar në aspektin e kontrolleve në terren”, tha më tej Haxhi.

Rruga Press

YouTube player