Lajme

“Kush menon si Xhevdeti, vepron si Dardani”/ Muret në Prishtinë mbushen me grafite kundër analistit pas deklaratës për vajzat dhe Audi-n

Pas statusit të analistit Xhevdet Pozhari lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, dikush ka vendosur një grafit që e barazon mendimin e këtij të fundit me veprën e të dyshuarit për vrasjen e të ndjerës.

Në grafit shkruhet “Kush menon si Xhevdeti, vepron si Dardani“. Muralet janë të shkruara tek objekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Marigona Osmani u gjet e vdekur dy ditë më parë në derën e spitalit në Ferizaj ku u hodh nga i dashuri i saj, Dardan Krivaqa dhe miku i tij, Arbër Sejdiu. E reja kishte ndërruar jetë si pasojë e dhunës makabre që ishte ushtruar mbi të. Sejdiu është vënë në pranga, ndërsa Krivaqa është shpallur në kërkim.

Lexo më shumë  QSUT kërkon lëmoshë për respiratorë, qeveria shpenzon miliona për spektakle

Lidhur me këtë rast analisti Xhevdet Pozhari bëri një status ku u bënte thirrje vajzave që të mos shikonin makinat, por personin brenda tyre.

Statusi i mëparshëm i Pozharit:

E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale.Por, po aq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Dita 44/ Shqiptarët mblidhen sot për të kërkuar dorëheqjen e Ramës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *