Lajme

‘Kush kapet me armë dihet që është shqiptar’, gazetari grek nuk i kursen komentet raciste, kritikohet ashpër nga ndjekësit në rrjete sociale

Një koment i gazetarit grek, Nikos Evangelatos ka sjellë reagimin e menjëhershëm të ndjekësve të tij.

Bëhet fjalë për një koment për shqiptarët, ku gazetari grek nuk i kursyer komentet e tij raciste. Ai është bërë pjesë e një diskutimi për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi, duke u ndalur tek ajo kategori që janë të përfshirë në rekorde kriminale.

Lexo më shumë  Aktivizohen sekserët e LDK-PDK, Buzhalës padashje i shfaqet biseda me Petrit Selimin në WhatsUP, flasin për qeverinë LDK-PDK – këta janë emrat e lakuar të kryeministrave

Referuar ngjarjeve të fundit ku një shqiptar u kap me armë zjarri në Greqi, gazetari është shprehur se kjo është diçka normale për sa kohë i arrestuari është shqiptar.

Por duket se kjo deklaratë e tij ka ngjallur debat, pasi ndjekësit e tij një rrjetet sociale kanë reaguar përmes kritikave të shumta duke e akuzuar atë për racizëm.

Teksa po lexonte raportin e policisë ku edhe tregohej arrestimi i shqiptarit të kapur në armë: Komenti i tij ishte: ‘Kjo është normale, e zakonshme sa kohë që personi i kapur me armë është shqiptar’.

Lexo më shumë  Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve: Vuçiqi ndërhyri me presion

Ndonëse ka tentuar të justifikojë deklaratën e tij, kjo gjë nuk është mirëkuptua nga ndjekësit, të cilët shpërthyen një kritika masive.

Rruga Press

YouTube player