Bota

Kush është Tomisllav Radovanoviq, drejtor i ri BIA-s? Mbrojti biznesmenin serb që kultivonte marjuanë dhe mik të Vuçiqit

Tomislav Radovanović u emërua ushtrues detyre i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA).

Ai ka qenë më parë shef i Shërbimit për Metodat e Posaçme Hetimore të MPB-së dhe konsiderohej si një nga kandidatët më seriozë për postin e drejtorit të policisë. Para kësaj, ai kaloi disa kohë në Francë si atashe policie.

Në fillim të këtij viti ai u shkarkua nga pozita e kreut të MPB-së, nga ku kaloi në Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA), ku eprori i tij ishte Aleksandar Vulin, i cili dha dorëheqje më 3 nëntor të këtij viti.

Vulin dha dorëheqjen katër muaj pasi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara, për përfshirje në veprimtari korruptive dhe destabilizuese, që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmë Moskës në veprimtaritë keqdashëse dhe për lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet të trafikut të drogës.

Pronari i Jovanjica, Predrag Koluvija i akuzuar për kultivim të marjuanës, me Aleksandar Vulin, atëherë ministër për Çështjet Sociale. 2015. Foto: Ministria e Punës

Tomislav Radovanoviq është i njohur për publikun pasi ishte i ftuar në TV Prva në gjysmën e dytë të vitit 2021, ku foli për faktin se në MPB ka pasur një strukturë paralele që ka përgjuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më pas ai lavdëroi Vuçiqin dhe Vulin dhe zbuloi se strukturat paralele u krijuan në kohën kur Ministër i Policisë ishte Nebojsha Stefanoviç, si dhe se “rasti i Jovanjica (plantacioni më i madh i marijuanës në Evropë) nuk mund të ndahet nga afera e përgjimi i presidentit Vuçiq”.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Mbajtës i medaljes “Miloš Obiliq” dhe i pllakës “Oficer i mirë”.

Për trimërinë e tij në zgjidhjen e situatës së pengjeve është vlerësuar me “Medaljen e guximit – Millosh Obiliq” – shkalla e dytë, ndërsa Sindikata e Policisë së Serbisë ia ka dhuruar edhe pllakën e artë “Oficer i mirë”.

Ai njihet edhe për mbrojtjen e Predrag Koluvian i cili ​​ishte një biznesmen serb dhe pronar i Jovanjica, një kompani që ishte e njohur për prodhimin e ushqimit organik derisa u bastis nga policia në nëntor 2019 dhe u zbulua se ishte një fermë marijuane në shkallë të gjerë. Koluvija akuzohet si drejtues i një grupi kriminal që kultivonte dhe shiste marihuanë me ndihmën e policëve dhe agjentëve të tjerë të inteligjencës. Ai aktualisht është në gjyq në dy raste të veçanta para Gjykatës Speciale për Krimin e Organizuar në Beograd. Ai ishte gjithashtu pjesë e delegacionit zyrtar të Serbisë gjatë një forumi biznesi në Moskë në vitin 2019, kur shoqëroi presidentin Aleksandër Vuçiq, dhe është i afërt me Partinë Progresive Serbe në pushtet dhe TV Prva sikur të ishte avokat mbrojtës për të.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

“Nuk mund ta ndaj rastin e kompanisë “Jovanjiqi” nga përgjimi i Presidentit të Serbisë. Sa i përket bisedave të përgjuara, mund të them se asnjëra prej tyre nuk është inkriminuese dhe nuk ka asnjë arsye për të qenë të dyshimtë. Meqenëse nuk arritën ta diskreditonin presidentin në tentativën e parë, kaluan në planin B dhe u përpoqën ta sjellin Predrag Koluvian në marrëdhënie me vëllain e presidentit të Serbisë”, tha Radovanoviq.

Tomislav Radovanoviq është edhe ish-shefi i Brigadës Intervenuese të MPB-së së Beogradit, ai ka qenë pjesë e ekipit më të afërt të Dijana Hrkaloviqit, ish-sekretare e shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në media është përmendur edhe se Hrkaloviqi e ka shpëtuar nga shkarkimi, kur djali i tij, pjesëtar i MPB-së, ka rrahur një burrë.

Ai, siç raportojnë mediat ne Beograd, kishte shumë materiale të regjistruara nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë e njerëz të tjerë me influencë, apo të përgjuara, biseda që e bëne atë një nga të preferuarit për postin e drejtorit të policisë në fund të vitit 2021.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ri të BIA-s, Tomislav Radovanoviq, personalisht urdhëroi aksionin e policisë në një nga derbit e basketbollit dhe një numër i madh i qytetarëve për pak sa nuk vdiqën.

Më poshtë videoja e ndeshjes

Rruga Press

YouTube player