Sport

“Kush është talenti më premtues i kombëtares tuaj?” UEFA pyet fansat me “rraketën Broja”

Armando Broja është padiskutim lojtari më premtues që ka pasur ndonjëherë kombëtarja shqiptare në gjirin e saj.

Sulmuesi i talentuar është kthyer në një yll të padiskutueshëm në Premier League, me skuadrën e Southampton.

Paraqitjet e talentit shqiptarë kanë bërë për vetë gjithë sportdashësit, i cili ia ka arritur të marrë sërish vëmendjen  e UEFA-s, teksa e ka detyruar këtë të fundit të bëjë një postim në rrjetet sociale, duke zgjedhur si postim një gol të shënuar nga 20-vjeçari i kombëtares shqiptare.

Është zgjedhur goli i shënuar kundër San Marinos në Elbasan, një duel që kuqezinjtë e fituan 5-0, ndërkohë UEFA nuk ka përfunduar me kaq, teksa ka shtruar edhe një pyetje për të gjithë fansat e futbollit.

“Rraketa Armando Broja, kush është talenti më premtues i kombëtares tuaj?” , thuhet në postimin e UEFA-s.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian
YouTube player