Bota

Kush është Shteti Islamik Khorasan?

Shteti Islamik Khorasan (IS-K) ka thënë se qëndronte pas shpërthimeve të dyfishta në aeroportin e Kabulit që vranë 90 persona dhe plagosën më shumë se 150 njerëz.

Por kush është ky grup dhe cilët janë objektivat e tyre?

Sipas BBC-së, grupi është më ekstremi dhe më i dhunshmi nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.

Është një degë rajonale e grupit që e quan veten Shteti Islamik dhe është aktiv në Afganistan dhe Pakistan.

Lexo më shumë  ShBA-ja i bën presion Evropës për rezervat e naftës, e kërcënon me ndalim të eksporteve

Grupi është fajësuar për disa nga mizoritë më të këqija në vitet e fundit, që synojnë shkollat ​​e femrave, spitalet, madje edhe një maternitet, gratë shtatzëna, foshnjat dhe infermierët u qëlluan për vdekje.

Ata janë pjesë e rrjetit global të IS-it që kërkon të kryejë sulme ndaj objektivave perëndimorë, ndërkombëtarë dhe humanitarë kudo që mund t’i arrijnë ato.

IS-K ka lidhje me talebanët përmes një pale të tretë, rrjetit Haqqani.

Lexo më shumë  Dy të arrestuarit në Serbi dhe gjurmët që çojnë te sabotazhet ruse në Gjermani

Por ata kanë dallime të mëdha me talebanët, duke i akuzuar ata për braktisjen e Xhihadit dhe fushën e betejës në favor të një zgjidhjeje të negociuar të paqes.

Luftëtarët e IS-it tani përfaqësojnë një sfidë të madhe të sigurisë për qeverinë talebane në ardhje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *