Kush është politikani i radhës që do shpallet “non grata”? Escobar bën paralajmërimin
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar ka paralajmëruar se SHBA do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë sanksionet për të ndëshkuar aktorët destabilizues dhe të korruptuarit.
Sipas tij, kjo i frikëson investitorët, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të promovuar llogaridhënien si dhe për të mbrojtur ata që janë të përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë botën.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme, përfshirë sanksionet, për të ndëshkuar aktorët keqdashës dhe destabilizues, si dhe organizatat dhe kompanitë që i mbështesin ato. Korrupsioni është një kancer që gërryen besimin e qytetarëve në demokraci, zvogëlon instinktin për inovacion dhe kreativitet dhe shpenzon në buxhete tashmë të pakta, gjë që shkurton investimet.”, tha Escobar gjatë një interviste për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”.
Rruga Press