Lajme

Kush është ish-ministri i jashtëm që sùlmònte Rama? Klodian Tomorri: Me shumë gjasa Ditmir Bushati

Gazetari Klodian Tomorri ka theksuar një pjesë të deklaratës që ka bërë biznesmeni Irfran Hysenbelliu sot, pasi punonjësit e IKMT dhe Policia e Shtetit i vunë shiritin restortit të “Prestige” në Golem.

Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social në Facebook, Tomorri shkruan se Hysenbelliu foli për një ish-ministër të Jashtëm që kryeministrit Edi Rama donte që t’i ushtronte presion, por nuk përmendi emër. Por që sipas gazetarët bëhet fjalë për Ditmir Bushatin.

“Nje denoncim i rende! Irfan Hysenbelliu ka bere nje denoncim shume te rende sot qe duket se nuk po merr vemendjen e merituar. Pronari i News 24 deklaroi se Kryeministri i ka kerkuar qe te sulmonte ministrin e Jashtem. Edhe pse Hysenbelliu nuk e thote emrin, me shume gjasa behet fjale per Ditmir Bushatin. Kjo eshte e paprecedente. Nje kryeminister qe udhezon mediat te sulmojne nje anetar te kabinetit te tij, gjate kohes qe eshte ne detyre. Nuk ka rast te dyte ne historine boterore. Pse eshte shume e rende? Sepse keto jane metoda mafioze. Vetem mafia, ne rrethana te caktuara dhe per interesa te caktuara, nxjerr ne prite anetaret e saj. Ne nuk e dime sa i vertete eshte denoncimi i Hysenbelliut. Por dime disa fakte te tjera. Diku nga 2019, ne mediat afer qeverise nisi nje fortune sulmesh per Ditmir Bushatin. Nje televizion qe drejtohej nga nje ish socialist, pati bere dhe program investigativ per emerimet ne ambasada dhe pasaportat diplomatike. Ndersa ne portale shkruheshin editoriale ku goditej Bushati. Ndoshta eshte sajese. Me mire te jete ashtu, per te gjithe. Por nese eshte e vertete, ky eshte nje turp i madh. Shume i madh,”-shkruan Tomorri.

Lexo më shumë  Kurti uron kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut: Mezi pres t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

Ditën e sotme, punëtorët të IKMT-së dhe Policia e Shtetit zbarkuan në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata u hasën në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Mirëpo, më pas policia i vuri shirtin godinës e krijoi ‘gardh’ në hyrje të saj. Sipas punonjësve, godina do t’i kalojë shërbimit social. Presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelliu paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare

Lexo më shumë  Delegacioni i Kosovës takohet me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *