KryesoreLajme

Kusari: Pjesëmarrësit nga Kosova, për në maratonën e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës nuk ishin të identifikuar as me shkurtesën zyrtare as me flamurin

Dje në Tiranë u zhvillua maratona e organizuar nga Bashkia e Tiranës si çdo vit. Por ajo që bie në sy është fakti që pjesëmarrësit nga Kosova nuk janë të përfaqësuar as me inicialet zyrtare të Kosovës, as më flamurin, ashtu siç është çdo pjesëmarrës tjetër që nuk është shtetas zyrtar i Shqipërisë.

Këtë e ka vënë në dukje Mimoza Kusari Lila, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ajo thekson se kjo gjë nuk duhet të kishte ndodhur pikërisht nga Shqipëria si vende të një kombi.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë,

Mirëmëngjesi Shqipëri,

Së pari uroj të gjithë vrapuesit nga mbarë trevat shqiptare dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse për përfundimin me sukses të Tirana Marathon dje në Tiranë!

Urime edhe organizatorëve për garën e bukur dhe numrin e madh të pjesëmarrësve!

Por, përderisa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera, ju njihej përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, fatkeqësisht kjo nuk ishte rasti me vrapuesit nga Kosova.

Të gjithë pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës në Maratonën e Tiranës ishin përfaqësues me shenjën XK (dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës) dhe pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri ynë. Do të thotë, rezultati final i garës nuk mban as emrin dhe as flamurin e Kosovës, përkundër faktit që vit pas viti, numri i shtetasve të Kosovës është në rritje në vrapimin e Tiranës.

Të njejtin rast e kemi hasur më herët në Maqedoninë e Veriut, por gabimi ishte korigjuar dy vite më parë, pas reagimit të vrapuesve nga Kosova.

Se do vinte dita të mos njohej shkurtesa zyrtare dhe shënohej flamuri i Kosovës në Shqipëri, nuk do e mendoja. Duke qenë e vetëdijshme se gabimi përtej teknik, nuk ka asnjë prapavijë tjetër, lus organizatorët të ngrisin këtë çështje me kompaninë greke që administroi numrat e garës, dhe asnjëherë tjetër të mos përsëritet ky gabim.

Gara dhe përfaqësimi shtetëror kanë satisfakcionin e veçantë për secilin garues, Shqipëria nuk do të duhej të ishte fare në listën e shteteve që cenon përfaqësimin shtetëror të garuesve nga Kosova.

Gara duhet të jetë fillim e mbarim për përfaqësim të denjë dhe të barabartë për të gjithë!

Rruga Press

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro
YouTube player