Lajme

Kusari-Lila: Sot momenti vendimtar që të mësohet nga gabimet e të kaluarës

Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ftesa për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me referendumin, duhet të shihet si përkushtim për të kthyer normalitetin në realitetin politik të Kosovës.

Kusari- Lila, ka thënë gjatë fjalës së saj në seancën e së shtunës, se nëse Kosova ka gabuar si shtet deri tani, është momenti vendimtar që të mësohet nga këto gabime.

Lexo më shumë  Surroi: Vetëm Kushtetuesja vendos për zgjedhje të parakohshme, dekreti i Osmanit i nxituar

“Kjo ftesë për seancë të jashtëzakonshme duhet parë si përkushtim për të kthyer normalitetin në realitetin politik të Kosovës, pa ndërhyrje nga shteti verior.

Kjo seancë sot mbahet për tu përcjellë qartë dhe drejtë qëndrimi i të gjitha grupeve parlamentare pse nuk duhet të mbahet referendumi i një shteti tjetër, në territorin e Kosovës.

Kjo praktikë nuk haset askund në vendet e tjera të botës. Me lejimin e këtij procesi shkelim dispozitat kryesore të Kushtetutës sonë.

Në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet serbe ndër vite. Është jokorrekte që të bëjmë analogji duke u thirrur në mbajtjen e referendumit sipas praktikave të mëhershme.

Nëse kemi gabuar si shtet deri tani, është momenti vendimtar që të mësojmë nga gabimet tona”, ka thënë Kusari-Lila.

Lexo më shumë  Kurti: Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe gjak

Rruga Press

YouTube player