Lajme

Kurti: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si i tillë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se serbët lokal të Kosovës mund të jenë pjesë e referendumit të Serbisë duke votuar përmes Zyrës ndërlidhëse ose postës.

Këtë deklarët Kurti e ka thënë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga vetë ai, për çështjen e referendumit.

Kryeministri Kurti ka shtuar se askujt nuk po i cenohet e drejta e votës, por vetëm po respektohet Kushtetuta e vendit dhe barazia.

“Në situatën konkrete dua të bëjë të qartë që askush-askujt s’po i cenon të drejtën e votës. Votimi për referendum mund të bëhet në zyrën ndërlidhëse në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën tonë”, tha ai.

Kurti ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si i tillë.

Lexo më shumë  Gërvalla pritet nga kryeprokurori Kryeziu në Prizren: Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

“Organizimi i votimit jashtë zyrës ndërlidhëse është kundër kufijve të ligjit dhe parimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Kryeministri ka paraqitur edhe tekstin e rezolutës, duke kërkuar nga deputetët që ta miratojnë.

Edhe shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit duke thënë se është në kundërshtim me shtetësinë e Kosovës.

Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës, kishte njoftuar Qeveria për thirrjen e seancës.

Qeverisë së Kosovës po i kërkohet që të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë të dielën, në komunat me shumicë serbe.

Lexo më shumë  Pas deklaratës së Rashiqit për cenim të votës në Graçanicë, arrestohen pesë serbë

Referendumi serb ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës për disa çështje në lidhje me gjyqësorin, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar tri automjete, një veturë dhe dy kamionë me targa të Serbisë në në pikën e kalimit Kufitar Merdare që lidh Serbinë me Republikën e Kosovës, duke theksuar se kanë vërejtur se në kamion kishte të ngarkuar material që dyshohej se përdoret për ‘referendumin’ që pritet të mbahet në Serbi.

Rruga Press

YouTube player