KryesoreLajme

Kusari-Lila: Ose dakordim, ose zgjedhje të reja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kërkesa për mosprocedimin e kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit erdhi si pasojë e deklaratave të opozitës.

Ajo tha se partitë ose duhet të dakordohen për konstituimin e Kuvendit, ose vendi shkon në zgjedhje të reja.

“Ishte kërkesë e grupit tonë parlamentar që të mos procedohet kandidimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, për shkak të deklaratave të opozitës. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit kërkon pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve dhe është obligim për të gjitha grupet parlamentare. Nga deklaratat e opozitës kuptohet se, në momentin që arrihet shumica, ata synojnë të bllokojnë zgjedhjen e nënkryetarit. Letra jonë kishte për qëllim formimin e institucioneve, por ky proces ka mbetur pezull”.

Lexo më shumë  Danimarka do të shpenzojë 830 milionë euro për mbrojtjen e Ukrainës në emër të BE-së

“Me këtë qasje, duhet të dakordohemi, t’i thërrasim të gjitha partitë dhe ta konstituojmë Kuvendin, ose të shkojmë me 80 vota në zgjedhje të reja. Nuk jemi të interesuar që kjo bllokadë të vazhdojë, por është e rëndësishme që të ketë vullnet për tejkalimin e këtij ngërçi. Nëse pas dy ditësh partitë reflektojnë, atëherë mund ta konstituojmë Kuvendin në tërësi”, tha Kusari-Lila, pas ndërprerjes së seancës.

Lexo më shumë  Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri të vendit

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit