KryesoreLajme

Kusari-Lila: Opozita nuk ka konsensus të brendshëm për të shkarkuar Kurtin – është joserioze të kërkojnë mbështetje nga ne

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se si subjekt politik nuk do të mbështesin kërkesën për mocion mosbesimi të një grupi parlamentar individualisht.

Ajo u shpreh se nuk ka konsensus brenda partive të opozitës.

“Tri grupet parlamentare të opozitës kanë 42 vota bashkë 2 vota janë të deputetëve të pavarur nëse 44 vota nuk ju bashkohen 16 vota të LVV-së sipas deklarimit të tyre atëherë shanset për çfarëdo suksesi të mocionit janë të vogla”, ka thënë Kusari-Lila.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Ajo ka shtuar se në anën tjetër ka kërkesa për dorëheqje dhe shpërbërje të Kuvendit që duhen 2/3 e votave.

“Të gjitha këto nuk mund të bëhen në nivelin e deklarimeve politike nga grupime të veçanta për të caktuar një datë të zgjedhjeve në një datë më të afërt sesa zgjedhjet e rregullta”, tha Kusari-Lila.

Shefja e deputetëve të LVV-së ka thënë se duhet të ketë edhe seriozitet dhe përkushtim të partive politike për dialog të mirëfilltë.

Lexo më shumë  Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

“Përderisa grupet politike të opozitës nuk e kanë këtë duket pak joserioze të kërkohen votat e pozitës për të shpërbërë Kuvendin apo për të mbështetur mocionin e mosbesimit”, tha Kusari-Lila.

YouTube player