Lajme

Kusari-Lila: Nëse bëhemi bashkë, e ardhmja e jonë për integrim në BE dhe NATO është e sigurt

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se sfidat e dy viteve të fundit në procesin e dialogut kanë qenë të vështira dhe treguan një realitet tjetër “prej asaj çka donin të besonin ata që ishin përgjegjës më herët për dialogun”.

Gjatë seancës në Kuvend, Kusari-Lila theksoi se Serbia nuk ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën, dhe kjo tregon se nuk është e interesuar për zgjidhjen e situatës.

Lexo më shumë  Gërvalla mohon se heshti pas aktgjykimit të Speciales: I jemi futur punës – me kokë të ftohtë e pa shumë bërtitma po përgatitemi për betejën ligjore të radhës

Tutje ajo u shpreh se nëse pozita e opozita bëhen bashkë, sipas saj, e ardhmja e Kosovës në BE dhe NATO është e sigurt.

“Më 26 tetor, ashtu edhe sikurse më 27 shkurt në Bruksel, dhe më 18 mars në Ohër, Serbia nuk nënshkroi marrëveshjen me Kosovën. Kjo tregon se synimi i qartë i Serbisë për moszgjidhjen e kësaj situate, e në veçanti kur tani u shpallën edhe zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 17 dhjetor. Për të cilat një gjë është e sigurt, se nuk do të mbahen në Kosovë…mirëpresim debatin e sotëm me konstruktivitet dhe shpresoj se nëse bëhemi bashkë dhe nuk përsërisim gabimet e të kaluarës, natyrisht se e ardhmja e jonë për inetgrim në BE dhe NATO është e sigurt”, deklaroi ajo.

Lexo më shumë  Pas 3 vitesh mungesë, SHBA sjell ambasadorin në Tiranë. Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomati amerikan në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player