Lajme

Kusari-Lila: Arsyetimi i opozitës për thirrjen e seancës ka pasaktësi dhe të pavërteta

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, teksa mori fjalën në Kuvend për debatin mbi rritjen e çmimeve për energjinë elektrike, ka akuzuar opozitën për pasaktësi dhe të pavërteta sa i përket thirrjes së tyre në këtë seancë.

Kusari-Lila në foltore të Kuvendit tha se opozita me arsyetimin e bërë në thirrjen e kësaj seancë, ka qëllim të manipulojë opinionin publik.

Ajo ka renditur disa arsye që sipas saj tregojnë se përfaqësuesit e opozitës që e kanë thirrur këtë seancë nuk shqetësohen për situatën që i është krijuar qytetarëve me rritjen e çmimeve për energjinë.

“Që prej arsyetimit të opozitës për thirrjen në këtë seanca ka pasaktësi dhe të pavërteta edhe në thirrjen për seancë edhe në deklarimin tash të shefit të GP-së së PDK-së me qëllim të manipulimit të opinionit publik. Si e para, në arsyetim të ftesës e keni parë se kanë vendosur shqetësimin e tyre për gjendjen e krijuar pas propozimeve për shtrejtimin e energjisë elektrike, e cila godet rëndë qytetarët dhe bizneset. Në prill të vitit 2021 nuk i shtynë bizneset në treg të liberalizuar. Sot nuk ka propozim për ngritje të çmimit për bizneset”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Kamberi: Bota do ta mbajë në mend Srebrenicën, Vuçiqi mori një grusht të fortë

Kusari-Lila më tej ka arsyetuar vendimet e deritanishme të qeverisë, duke thënë se rrethanat e vështira janë krijuar nga probleme që kanë ekzistuar ndër vite.

“Kjo qeveri e ka një interes, mbrojtjen e konsumatorëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përkundër gjithë zhurmës dhe presionit që e ndjeni jemi të vetëdijshëm që në një situatë pandemike me shtrëngim të masave gjithashtu në vitin e tretë të pandemisë në nivelin lokal, po ballafaqohemi bashkërisht me probleme ndër vite, të cilat bazën e kanë në marrjen e vendimeve të gabuara apo mosmarrjen e atyre vendimeve fare, prandaj në rrethanat e vështira të krijuara po mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme për të mos u dëmtuar interesi i qytetarëve të Republikës dhe natyrisht për të mos u dëmtuar sektori i energjisë në pariparim. Kjo nuk është qeveri e rritjes së pagës, as nuk është qeveri e rritjes së pagës për vete, por as për rritjen e shpenzimeve siç kemi pasur rastin më herët. Është Qeveri e uljes së shpenzimeve, e reduktimit të pagës së vet, është qeveri e rritjes së të hyrave të shtetit edhe nga Administratat Tatimore edhe nga Doganat e Kosovës, ka arritur punësimin formal të qytetarëve që ka ndikuar në rritjen ekonomike dhe që maksimalisht punon për të mbrojtur interesin e qytetarëve”.

Lexo më shumë  Kurti në Londër: Armatimi i madh i Serbisë tregon synimet për përshkallëzim

Rruga Press

YouTube player