KryesoreLajme

Kurtit i vjen mbështetje e madhe nga Franca, Sekretari i parë i Partisë Socialiste të Francës, Faure: Kurti e orientoi vendin drejt standardeve europiane

Olivier Faure, Sekretari i parë i Partisë Socialiste të Francës, mbështetë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin Kryeministër.

“Për të gjitha këto arritje mund të jeni krenarë dhe po ashtu t’i thoni vetes se sot jeni në rrugën e duhur që nesër Bashkimi Europian t’ju hapë dyert e tij”, thotë Faure.

Mesazhi i tij i plotë:

Mirëdita, unë jam Olivier Faure, Sekretari i parë i Partisë Socialiste të Francës.

Tash, pas social-demokratëve europianë, edhe unë ju bëj thirrje të mbështetni këtë të diel Kryeministrin tuaj Albin Kurti dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Lexo më shumë  Konjufca: Në këtë mandat i kemi rritur të gjitha, vetëm opozitën nuk kemi mundur me e rritë

Albin Kurti siguroi stabilitet në vendin tuaj. Me gjithë situatën e ndërlikuar dhe pengesat e shumta diplomatike, politike dhe ekonomike, ai e orientoi vendin drejt standardeve europiane.

Dhe sot arritjet janë të dukshme. Si në rastin e mbështetjes për foshnjat, pastaj rritjes së pensioneve, shkollimit universitar falas, përfshirjes së grave dhe të të rinjve në tregun e punës, deri te ai i mbështetjes për transicion ekologjik.

Për të gjitha këto arritje mund të jeni krenarë dhe po ashtu t’i thoni vetes se sot jeni në rrugën e duhur që nesër Bashkimi Europian t’ju hapë dyert e tij. Dhe hapi i parë në këtë drejtim duhet të jetë heqja e masave që u vendosën kundër vendit tuaj, por që nuk kanë më asnjë kuptim, siç e miratoi tashmë Parlamenti Europian.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës pjesë e forumit në Organizatës Botërore të Doganave

Për të gjithë këto arsye, për të siguruar stabilitetin e vendit dhe vazhdimësinë e këtij rrugëtimi, të cilin duhet ta bëjmë së bashku me vendin tuaj të madh dhe të bukur, uroj që këtë të diel të votoni Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!

YouTube player