Lajme

Kurti zhvillon bisedë telefonike me Escobarin, diskutojnë një varg çështjesh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka diskutuar një varg çështjesh,

Sipas njoftimit të kryeministrit në Twitter, në këtë bisedë është diskutuar edhe për angazhimin në dialog dhe nevojë për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke.

Lexo më shumë  “Më doli një takim urgjent me sauditët”/ Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, i tregonte edhe për takimet e Ramës me përfaqësuesit ndërkombëtarë

“Në një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Urdhër arresti për shefin e inteligjencës shqiptare”/ Media italiane ANSA: Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *