KryesoreLajme

Kurti vlerëson kontributin e Adem Shehit në luftën e UÇK-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim oficerin e lartë në pension të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Shehi, i cili më herët gjatë ditës u nderua me dekoratën “Urdhri i Lirisë” nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Në këtë takim, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, kryeministri në detyrë Kurti e uroi Shehin për dekoratën dhe e falënderoi për kontributin e tij në luftën çlirimtare, nga stërvitjet e vullnetarëve deri tek angazhimi në vijën e frontit.

Lexo më shumë  Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Farkë të Tiranës, Adem Shehi kishte stërvitur grupe vullnetarësh, të cilët më pas iu bashkuan radhëve të UÇK-së. Në vitin 1999, ai kishte lënë familjen dhe ishte vendosur në frontin e luftës si pjesë e Brigadës 153 “Hyzri Talla” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, ndërsa kishte vazhduar të stërviste ushtarët në qendrën në fshatin Zllash të Prishtinës.

Lexo më shumë  BIRN: “Korporata Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë
YouTube player