Lajme

Kurti viziton policin e plagosur: Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur sot në veri.

Kurti ka thënë se polici ishte plagosur në krahërorin e majtë.

“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”, thotë ai.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

Kryeministri shton tutje se gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së ka takuar edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit.

Rruga Press

YouTube player