Lajme

Kurti viziton policin e plagosur: Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur sot në veri.

Kurti ka thënë se polici ishte plagosur në krahërorin e majtë.

“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”, thotë ai.

Lexo më shumë  Kearns për shkurtimet financiare të BE-së në Serbi: Brukseli më në fund po zgjohet

Kryeministri shton tutje se gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së ka takuar edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit.

Rruga Press

YouTube player