Kurti viziton një kompani prodhuese në Gjakovë: Në mandatin tjetër jemi zotuar për 1 miliard euro mbështetje për investime në kapacitete prodhuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar kompaninë “Rronifer” në Gjakovë, teksa thotë se ajo operon në një hapësirë prej 15 mijë metra katror dhe se kapaciteti prodhues i saj është 250 tonë metal në ditë, kurse eksporton 40% të saj jashtë vendit.
Kryeministir Kurti tha se Qeveria e Kosovës, çdoherë i ka qëndruar pranë prodhuesve, e për mandatin tjetër jemi zotuar për 1 miliard euro mbështetje për investime në kapacitete prodhuese përmes garantimit të kredive për investitorë.
“Kompania “Rronifer” në Gjakovë, me veprimtari që nga viti 1989, sot operon në hapësirë prej 15 mijë metra katrorë, në të njëjtën hapësirë ku gjendej dikur “Metaliku”. Kapaciteti prodhues i “Rronifer” është 250 tonë metal në ditë, kurse eksporton 40% të saj jashtë vendit. Sot u pritëm në këtë fabrikë nga pronarët dhe disa nga 250 punëtorët e kësaj kompanie.
Si përfitues të masës 2.1 për subvencionimin e kredive investuese për blerje të makinerive dhe nga SuperPuna, kompania ka ndjerë mbështetjen e shtetit. Qeveria jonë i ka qëndruar pranë prodhuesve, e për mandatin tjetër jemi zotuar për 1 miliard euro mbështetje për investime në kapacitete prodhuese përmes garantimit të kredive për investitorë, ashtu që prodhuesit të prodhojnë sa më shumë, të zvogëlohet deficiti tregtar e të punësohen sa më shumë të rinj.”, ka bërë të ditur Kurti në një postim në facebook.
Rruga Press