KryesoreLajme

Kurti viziton lagjen e Kroit të Vitakut në veri të Mitrovicës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizituan shtëpinë e Xhevdet Halitit në lagjen e Kroit të Vitakut në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Xhevdet Haliti ishte njëri nga 102 përfituesit e projektit të Qeverisë së Kosovës për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive në katër komunat veriore.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Gjatë vizitës, Kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë për përfundimin e projektit dhe i uroi Halitit dhe familjes së tij kushte të dinjitetshme jetese, njofton Zyra e Kryeministrit.

Nga ana e tij, Haliti falënderoi Qeverinë për mbështetje dhe shprehu kënaqësinë për nivelin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë në veri të Mitrovicës .

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”