KryesoreLajme

Kurti viziton familjen Jashari

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar familjen Jashari në Prekaz, pasi të hënën ka vdekur Havë Jashari, motra e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti është mirëpritur nga vëllai i të ndjerës, Rifat Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes. Në njoftim u tha se Kurti iu shprehu ngushëllime për Havë Jasharin “që do ta kujtojmë gjithmonë me mall”.

Lexo më shumë  Pas deklaratës së Rashiqit për cenim të votës në Graçanicë, arrestohen pesë serbë

“Aty u mirëprit nga Baca Rifat, vëllai i të ndjerës, dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë

Rruga Press

YouTube player