KryesoreLajme

Kurti viziton ekspozitën ‘Kosova në gjuhët e botës’

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mori pjesë në ekspozitën e botimeve në gjuhë të huaja për Kosovën të titulluar “Kosova në gjuhët e botës”, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Sipas njoftimit, si një ndër aktivitetet e AShAK-ut për shënimin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, kryeministri Kurti u njoftua nga kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja, për llojllojshmërinë e tematikave të qindra librave dhe botimeve në shumë gjuhë të huaja, të cilat përveçse pasqyrojnë ndërhyrjen e NATO-s, përfshijnë edhe mbështetjen ndërkombëtare ndaj Kosovës, si dhe pjesë të historisë së popullit tonë në kohë lufte.

Lexo më shumë  “I thyen hundën”/ Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

“Me këtë rast, kryeministri gjatë bashkëbisedimit përmendi edhe botime nga autorë të huaj si studiues, gazetarë e publicistë, të cilët përmes shkrimeve e botimeve të ndryshme kanë sensibilizuar personalitetet me ndikim të botës demokratike rreth situatës në Kosovë gjatë viteve ’90-ta, me fokus intervenimin e suksesshëm të Aleancës Veriatlantike – NATO-s”, njofton zyra e kryeministrisë.

Në këtë aktivitet, kryeministri Kurti u prit nga Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, nënkryetarja, Justina Shiroka – Pula, sekretari i Seksionit të Shkencave të Natyrës së AShAK-ut, Fetah Podvorica, dhe sekretarja e Seksionit të Shkencave Shoqërore, Gjyljeta Mushkolaj.

Lexo më shumë  Misioni monitorues italian: Kampi i Gjadrit duhet të mbyllet

Rruga Press

YouTube player